16:20 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli viziton familjen e dëshmorit të luftës në Prizren

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në Prizren, tek familja e dëshmorit të luftës, Ersan Mazrekut, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast, Veseli tha se Kosova është shtet i qytetarëve të saj, që i kanë dalë zot kur ka qenë më se vështiri dhe se e ardhmja e këtij vendi do të jetë më e ndritur.

Ky është postimi i plotë:

Në Prizren, te familja Mazreku, e cila ia dha dëshmor Kosovës birin e saj Ersanin. Kosova është shtet i qytetarëve të saj anekënd, që i kanë dalë zot kur ka qenë më së vështiri. E ardhmja e shtetit tonë do të jetë më e ndritur, kur vlerësojmë ata që dhanë shumë për vendin.