12:25 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vet-plagoset një person në këtë qytet të Kosovës

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se dje rreth orës 20:37 ka ndodhur një vet-plagosje në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e ka konfirmuar këtë rast.

Ai për “Indeksonline” ka thënë se rasti në fjalë është në hetim e sipër.

“Mund të konfirmojë se mbrëmë ka ndodhur një vet-plagosje në qytetin e Gjilanit. Rasti është në hetime, nuk dihen ende detajet tjera, ka thënë  shkrut Hashani.

Sipas tij, vet-plagosja është  në rrethana ende të panjohura./Indeksonline/