09:16 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vetëdijesohen ngasësit, bie përgjysmë numri i tiketave në trafik

Policia e Kosovës qysh në fillim të këtij viti nisi të shqiptonte tiketa trafiku për çdo shkelje që bëhej në komunikacion.

Kështu, numri i tiketave të shqiptuar pothuajse çdo ditë kalonte shifrën prej 1 mijë, transmeton Indeksonline.

Duket se këto masa, kanë vetëdijesuar qytetarët, pasi në 24 orët e fundit janë shqiptuar vetëm 630 tiketa trafiku.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 21 aksidente, prej tyre 5 me të lënduar dhe 16 pa lëndime në njerëz. /Indeksolnline/

 

Temat: