08:51 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Vetëm 20 minuta yoga ose ecje në ditë, do keni mendje më të mprehtë në moshën e vjetër

 

Më pak se 20 minuta ushtrime të lehta trupore- nga ecja në joga- mund të parandaloni plakjen e trurit, thonë hulumtimet e reja.

Për të mbrojtur të menduarit stërvitja duhet të jetë mbi afat të gjatë- të paktën 52 orë gjatë një periudhe prej gjashtë muaj ose dy orë në javë.

Megjithatë, kjo sasi relativisht e vogël e aktivitetit fizik nxit të menduarit- pavarësisht e çfarë është, thonë shkencëtarët.

Një studim i Universitetit të Miamit prej më shumë se 11 mijë pjesëmarrës zbuloi se një rutinë ushtrimeve të lehta i ndihmon njerëzit të qëndrojnë të mprehtë dhe të kryejnë detyrat mendore më shpejt dhe në mënyrë efektive.

Rreth 17 minuta aktivitetesh gjithashtu nxitën funksionet ekzekutive, si aftësia e një personi për të menaxhuar kohën, kushtimi i vëmendjes dhe arritja e qëllimeve.

Ata që kishin stërvitje më pak se 17 minuta nuk vërehej ndonjë dobi. Të rriturit rekomandohen të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitetet të moderuar javor.

Stërvitjet aerobike të tilla si ecje, çiklizëm dhe vallëzim, stërvitje forcë, stërvitje të trupit të mendjes si yoga dhe tai chi dhe kombinimet e tyre, të gjitha këto ishin të sigurta dhe kanë efekt në mbrojtjen e trurit./Indeksonline/