22:23 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

“Vetëm frikacakët nuk dojnë reforma zgjedhore”

Sipas tij vetëm frikacakët i largohen mundësisë për të bërë reforma zgjedhore. Ai vazhdoi duke thënë se nevojiten reformat pasi mungon një reprezentim adekuat regjional në Kuvendin e Kosovës, apo edhe në strukturat e institucioneve të duhura.

“Kemi qytete që nuk e kanë përfaqësuesin hiç, qytete të mëdha, ndërkaq kemi qytete të vogla që i kanë 3-4 përfaqësues në parlament”, ka deklaruar Beqaj, shkruan rtv21.tv.

Një shtrirje e tillë në parlament sipas tij, është një shpërdorim i vullnetit politik të qytetarit andaj duhet një ndryshim kualitativ i sistemit zgjedhor që ofron përfaqësim adekuat regjional.