22:38 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vetëm gjashtë javë pas lindjes, Emina shfaqet me trup seksi dhe pa celulit (Foto)

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj ndonëse është bërë nënë e dy vajzave, ajo lirisht mund të dal në pasarelë e të defiloj.

Ndonëse kanë kaluar vetëm gjashtë javë që kur solli në jetë vajzën e dytë, Emina duket si mos të kishte lindur fare, shkruan Indeksonline.

Ajo sonte ka publikuar në rrjete sociale një fotografi ku shfaqet me rroba banjo, duke treguar trupin seksi dhe të formësuar.

“E hëna e lumtur. 6 javë pas lindjes së Mias. Jo unë nuk kam bërë ende asgjë (për linjat e trupi), por vetëm e kam ushqyer vajzën me gji dhe kjo është magjike”, ka shkruar Emina.

Me këtë ajo tregoi se nuk po shkon në palestër dhe se trupi i saj është pa defekte. /Indeksonline/