14:48 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

“Vetëm për femra” , hapësira të gjëra parkingu me ngjyrë rozë

Dy stacione të serviseve në provincën Zhejiang të Kinës, kanë krijuar hapësira të gjëra parkingu për femra, të emërtuara me ngjyrë rozë dhe një imazh të takeve të larta.

Këto hapësira janë 3,2 metra të gjëra, e që është 50 përqind më e gjerë sesa një hapësirë standarte parkingu kinez, shkruan Indeksonline.

Gjerësia shtesë bujare e këtyre hapësirave të parkimit për femra ka ndezur polemika, vecanërisht në mediat sociale, duke e përplasur idenë si seksiste.

Kritikët thonë se kjo mbart stereotipin se gratë janë shofere më pak të afta se burrat dhe kanë nevojë për hapësirë shtesë për të parkuar makinat e tyre mes linjave.

Ndërsa një sondazh në faqen e internetit të medias kineze Weibo, 63.7 përqind e 1.700 të anketuarve mendonin se përcaktimi i spoteve të parkimit për femra ishte një ide e mirë.

Me sa duket, shumica e përdoruesve të medias sociale kineze ose besojnë se ka një përfitim të vërtetë sigurie ose ata vënë në dyshim aftësitë e parkimit të grave. /IndeksOnline/