09:04 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veteranët e Prishtinës dhe Shpend Ahmeti pro thellimit të bashkëpunimit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (Dega Prishtinë), Fatmir Sopi, bashkë me nënkryetarin Sali Vllahiu dhe sekretarin Vehbi Hajzeri, vizituan Komunën e Prishtinës.

Ata uruan kryetarin Shpend Ahmeti për fitoren e mandatit të dytë qeverisës, si dhe shprehën vullnetin dhe për thellimin e bashkëpunimit me Komunën.

Përgjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti theksoi se do të angazhohet që t’i ndihmojë maksimalisht kësaj organizate, me theks të veçantë në organizimin e shënjimit të datave historike.​/Indeksonline/