13:36 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veteranët e UÇK-së, ultimatum Prokurorisë: Keni afat deri me 8 tetor!

Qindra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rajoni i Dukagjinit kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. Ata kanë kërkuar nga organet përgjegjëse të shtetit të marrin masa ndaj personave që publikuan emrat e gjithë veteranëve “mashtrues”.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së në Dukagjin, Abdyl Mushkolaj ka dhënë ultimatum deri më 8 tetor që çështja e tyre të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, raporton Indeksonline

Ne kërkojmë që Parlamenti të ndryshoj ligjin për veteranët dhe të marrin pjesë ata që e kuptojnë luftën jo burokratët që rrinë në zyre. Aktakuza e tyre është e rrejshme dhe s’kemi nevojë të bëhemi pjesë e rrenave. Ju bëjmë thirrje të qëndrojmë bashkë zyrat e organizatave në Dukagjin dhe tërë Kosovën. Ne do të vazhdojmë në mbrojtje të vlerave tona. Kërkesa e protestës: I drejtohemi Gjykatës Themelore në Prishtinë, Prokurorisë së Shtetit, Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi:

-Të fillojnë hetimet se kush është fajtori që publikoi ilegalisht të dhënat personale të veteranëve

-Të hedhet poshtë aktakuza në rastin veteranët.

-Në afat kohor deri më 8 tetor presim përgjigjen tuaj publike, kërkim faljen e prokurorisë për denigrimin e veteranëve

-Protestat e radhës nuk do të jenë paqësore në rast se nuk merren parasysh këto pika. /Indeksonline/