15:29 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosja vendos billborde për djalin e Thaçit, reagon Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se kanë larguar të gjitha billboardet e vjetra që ishin të  vendosura nga rrugët e Prishtinës.

Sipas tij, në të ardhmen nqs do të ketë billboarde do të jenë në numër shumë më të vogël dhe në pronësi të komunës (ato që janë në hapësira publike).

“Fokusi në të ardhmen në murale e vepra tjera të artit publik”, ka shkruar ai.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme aktivistët të Vetëvendosjes kanë vendosur disa billborde me foto të djalit të  Hashim Thaçit nëpër qendër të Prishtinës.

Aty shihen fotot e pushimeve të djalit të presidentit të Kosovës, Hashi Thaçit, Endritit. /Indeksonline/