13:07 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vetmia është e keqe për zemrën e njeriut

Njerëzit e vetmuar kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga problemet e zemrës, sugjeron një hulumtim i ri.

Mungesa e mbështetjes sociale mund të ndikojë që njerëzit të prekën më lehtë nga sëmundjet, si dhe t’i bëjnë  ata më të prekshëm ndaj stresit dhe më pak të ngjarë të marrin medikamente, thotë studimi, transmeton Indeksonline.

Megjithëse studimi nuk ka specifikuar zakonet e jetesës jo të shëndosh të njerëzve të vetmuar, ato mund të përfshijnë një dietë të dobët, mosveprimin, pirjen e duhanit dhe pirjen e tepërt të alkoolit./Indeksonline/