19:35 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vetura e godet një të moshuar në Prizren (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prizren.

Si pasojë e këtij aksidenti një person i moshuar ka pësuar lëndime.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, personi i cili është goditur nga vetura ishte duke kaluar në zebra me një biçikletë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Autoambulanca dhe Policia përderisa nuk dihet saktësisht gjendja e personit të lënduar.

Dëmtime material ka pësuar edhe vetura “Golf 4”./Indeksonline/

Temat: