16:43 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vetura godet çiklistin në Fushë Kosovë, dërgohet në Emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës.

Kështu, sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes një veturë me targa të huaja, saktësisht të Francës  e ka goditur një çiklist, shkruan Indeksonline.

Sipas informacioneve të para mësohet se një person është dërguar për në emergjencë pasi ka pësuar lëndime trupore.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Indeksonline do të tentojë të iu mbajë të informuar për këtë rast…

Më poshtë shikoni foton: