22:02 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vetura godet fëmijën në rrugën Podujevë-Shajkovc (Foto)

Një fëmijë është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Shajkovc.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, ngasësi i veturës i cili ka shkaktuar aksidentin ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arritur ta kapin.

Në vendin e aksidentit ka dalë njësiti i trafikut i cili po merret me shikimin e vendit përderisa fëmija është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë./Indeksonline/