08:51 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Vetura godet mirëmbajtësin e autostradës, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Bresje është goditur nga një veturë derisa po pastronte rrugën.

“Viktima  mashkull K-Shqiptar punëtor në kompaninë për mirëmbajtje të autostradës derisa ka qenë duke e pastruar rrugën është goditur nga një automjet në lëvizje me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim  të prokurorit  rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

 

Temat: