15:06 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, lëndohen edhe dy të tjerë

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, konkretisht në lagjen “Tophane”.

Sipas dëshmitarëve,  një veturë që brenda ishin drejtuesi siç shihet në fotografi në moshë të vjetër së bashku me bashkëshorten  ka goditur një këmbësor (emër i njohur për redaksinë)  i gjinisë mashkullore, shkruan Indeksonline.

Mësohet se si pasojë e këtij incidenti kanë pësuar lëndime trupore edhe dy persona të tjerë.

Përveç këmbësorit i cili ka lëndime pak më të rënda, dy të tjerët janë lënduar më lehtë.

Derisa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor.

Indeksonline ua sjellë disa pamje të vendit të ngjarjes.