15:12 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vetura në autostradën “Ibrahim Rugova” lëviz në kahje të kundërt (Foto)

Rastet e thyerjes së rregullave të komunikacionit në rrugët e Kosovës, janë dukuri që e shohim çdo ditë.

Por, nuk mungojnë as ato me mosrespektim të rregullave, rrezikohet jeta e të tjerëve.

Një gjë e tillë ndodhi sot kur në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit, vetura e tipit Mercedes vozit në shiritin me kahje të kundërt.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi të veturës në fjalë, për të cilën thonë se po qarkullonte në shpejtësi të madhe.

Nuk është hera e parë që veturat në rrugë parakalojnë nëpër kahje të kundërt, pa menduar për rrezikun që shkaktojnë. /Indeksonline/