15:28 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veturat elektrike së shpejti në Indi

Kompanitë e veturave po dëshirojnë që të futen sa më shpejtë në tregun indian, transmeton Indeksonline.

Toyota është duke punuar që të sjellë vetura elektrike në Indi në vitet e ardhshme, kurse Suzuki vetëm se i ka gati 50 prototipa elektrike për t’i provuar në Indi.

Nëse pajisjet elektrike pëlqehen nga indianët atëherë do të tërhiqte tregun e veturave elektrike sikurse në Kinë.

Në vitin e kaluar mbi 2000 vetura elektrike u shitën në Indi. Kjo është pak krahasuar me numrin e shitur në Kinë, ku u shitën afro 600.000 vetura elektrike./Indeksonline/