18:51 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veturat s’lejohen të futën në qendër të Prishtinës, përkundër vendimit të Komunës (Foto)

Edhe më tej vazhdon të aplikohet vendimi i vjetër i komunës së Prishtinës sa i përket qarkullimit të veturave për shkak të ndotjes së ajrit.

Pak më parë, komuna e Prishtinës ka njoftuar se vendimi i ndërmarrë dy ditë më parë është ndërprerë, por e kundërta po tregohet  nga terreni- shkruan Indeksonline.

Janë policia e komunikacionit ata të cilët edhe më tej vazhdojnë të mbajnë rendin sa i përket lëvizjes së automjeteve. /Indeksonline/