21:59 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Videoja ku shihet Demi Lovato në overdozë (Video)

Demi Lovato vetëm para disa ditësh përfundoi në urgjencë nga mbidoza e heroinës. Ajo u shtrua në spital, por për fat të mirë tashmë ndodhet jashtë rrezikut.

Vetëm pak çaste më parë është publikuar një video ku shihet Demi Lovato shihet para se të përfudnonte në spital në gjendje të rëndë.

Kjo video u xhirua të hënën në mbrëmje, në Stripin e Sunset ku Demi dhe të tjerë festonin ditëlindjen e Dani Vitale, një nga kërcimtarët e Demi-t.

Kjo e fundit shfaqet duke parë tortën e ditëlindjes por vështirë të kuptohet se në ç’gjëndje ishte. TMZ raporton se këngëtraja ka qenë nën ndikimin e drogës dhe ka qeshur dhe buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes. Por në mëngjesin e të martës rreth orës 11:30 në mëngjes asistentja e saj hyri në dhomën e gjumit të Demit ku e gjeti pa ndjenja.