11:28 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vidhet shtëpia e një mërgimtari në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, për shkak se i njëjti kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës.

I dyshuari kishte kontrolluar dhe demoluar tërë shtëpinë e viktimës që nuk ka qenë në shtëpi për shkak se jetonte në botën e jashtme, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/