21:09 / E Shtunë, 14 Korrik 2018

Vije nga Franca, vret vëllain në Lipjan

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar për Indeksonline se personi i vrarë gjatë ditës së sotme në fshatin Tërbovc, i komunës së Lipjanit, është vrarë nga vëllai i tij, i moshës rreth 58 vjeç.

Beka ka treguar se i dyshuari është ardhur nga Franca për pushime. Sipas tij, i njëjti ka pasaportë zvicerane dhe kështu ka vrarë vëllain e tij.

“Sipas prokurorit kujdestar, i dyshuari është nga Franca, ka ardhur për pushime dhe ka vrarë vëllain e tij. I dyshuari ka pasaportë zvicerane. Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka.

Më tutje, ai ka shtuar se motivet e kësaj vrasje janë ende të paqarta./Indeksonline/