23:16 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Vikend “i nxehtë” për Chelsean, po ikë një italian, po vjen një tjetër

48 orët e ardhshme do të jenë tejet të ngarkuara për Chelsean. Nga skuadra londineze pritet që të shkarkohet trajneri aktual, Antonio Conte. Në të njëjtën kohë, Chelsea pothuajse e ka kryer marrëveshjen për gjetjen e pasardhësit të Contes.

Mauricio Sarri shumë shpejt pritet të emërohet timonier i ri i skuadrës. Ish trajneri i Napolit do të nënshkruaj kontratë 2 vjeçare me Chelsean nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në vit.

Paraprakisht, Chelsea duhet t’i paguaj Napolit klauzolën prej 8 milionë eurosh në arkat e skuadrës italiane. Nesër do të ketë bisedime të radhës të cilat thuhet se do të japin rezultat./Indeksonline/