11:41 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

VIP-të shqiptare me më tepër stil për vitin 2017 (Foto)

Përveç profesionalizimit dhe një pune të mirë në projekte të ndryshe, ajo që vlerësohet më së shumti është pamja e jashtme e fytyrave tona publike. Kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse shumica e tyre janë aq të kuruar në pamje dhe veshje sa konkurrojnë edhe me yjet ndërkombëtar.

Leonora Jakupi
Mund të renditet lirisht në krye të listës së personazheve më me stil, çdo herë shfaqet shumë e kuruar duke ndjekur trendet e fundit dhe kombinimet e saj janë fantastike. Leonora këtë vit e ka filluar me fustanin e shumë pëlqyer ngjyrë krem të cilin e veshi në njërin nga emisionet festive, i cili gjatë sezonës së verës ai fustan u kopjua dhe stër kopjua nga adhuruesit e saj.

Përveç veshjeve të mbrëmjeve, Leonora kujdeset shumë edhe për veshjet e përditshme. Mjafton një palë pantallona farmerke të kombinuara me një bluzë të thjeshtë me një detaj siç di Leonora dhe ajo të duket shumë bukur.

E veçanta e veshjeve të Leonorës ishte edhe meritë e disenjatorit Valdrin Sahiti.  Por surprizë e këtij viti mund të konsiderohet edhe kalimi i Leonorës te stilimet e një dizenjatoreje të re në treg por shumë premtuese, Drenusha Xhara.

Jonida Maliqi

Këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi përveç se është një femër shumë me stil, ajo shpërben edhe si  frymëzim për femrat tjera e pse edhe për koleget e saj. Ajo në çdo event, prezantim apo thjeshtë për shëtitje paraqitet e veshur me shumë shije.

Ndonëse ka edhe biznesin e saj po ashtu me veshje, Jonida vazhdimisht bënë fotografi profesionale të cilat i poston në llogarinë e saj në “Instagram”. Aty mund të shohim një laramani veshjesh, stilesh dhe brendeve nga më të shtrenjtat.

Vitin e filloi me fotosesioni ku shfaqet me pallton e gjelbër të kombinuar me çantë vjollce. Mjaftoj kjo që këto pallto të shëndërrohen në një trend dhe të vishen nga të gjithë..

Pranvera Jonidës i erdhi me fustane të lehta shumë ngjyrëshe të cilat këngëtarja i kombinonte edhe me më shumë ngjyrë të tjera, si çanta e këpuca.

Vera e Jonidës mund të konsiderohet si kulmi sa i përket veshjeve sepse ajo në çdo fotografi u shfaqë shumë me stil duke kombinuar, përzier ngjyra dhe përdorur shumë aksesor.

Elvana Gjata

Që nga mesi i vitit 2016, Elvanën nuk e pamë shumë aktive në tregun shqiptar muzikorë sepse ajo u angazhua maksimalisht për të depërtuar në tregun ndërkombëtar. Dhe sa i përket veshjes Elvana mahnitë.

Në paraqitjet e saj Elvana gjatë tërë vitin 2017 u shfaqë me shumë shije dhe stil të veçantë, por kishte një përjashtim të vogël. Veshja e saj në ceremoninë e ndarjes së cmimeve “Grammy” në fillim të vitit, u kritikua nga mediat ndërkombëtare duke u konsideruar jo edhe aq e hijshme. Një fustan i gjatë në pjesën e pasme por i shkurtë para dhe me stil ‘rrollke’, nuk u konsiderua si veshja ideale për at event.

Elvana vazhdoi më tej duke u shfaqur në fotosesione dhe fotografi ku shfaqet me veshje të ndryshe, shumë të bukur dhe kombinime interesante. Sako dhe pantallona me atlete, fustane me ngjyra dhe veshje elegante.

Kurse ndër veshjet më të bukura dhe me më së shumti stil nga Elvana për vitin 2017 ua sjellim më poshtë:

Luana Vjollca

Prezantuesja e njohur sidomos për format e saj trupore, rëndësi të veçantë i kushton edhe veshjes së saj. Ajo çdo herë paraqitet shumë e kuruar dhe punon me disenjatorët më të njohur shqiptar.

Mund të themi që ‘specialiteti’ i Luanës për këtë vit kanë qenë fustanet deri ndër gju, të cilët i ka veshur shumë shpesh. Ata po ia theksojnë format e bukura trupore dhe po i shkojnë shumë asaj.. Më poshtë keni disa nga fustanet të cilët Luana i ka veshur në “Shiko Kush Luan” dhe mbajnë markën e dizenjatorës Blerina Kllokoqi Rugova:

Kur sa i përket veshjes së përditshme, Luana din të luaj shumë me kombinimet mes së përditshmes dhe diçka më glamurozes. Kurse veshjet e shkurta janë ato që e karakterizojnë më së miri Luanën.

Ariana Fejzullahu

E kësaj liste nuk kishte si të mungonte gruaja e këngëtarit, Ermal Fejzullahu. Edhe pse nuk hynë në mesin e këngëtareve, ajo është bërë fytyrë publike dhe ka me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Ariana gjatë gjithë këtij viti ka ‘goditur’ me veshjet e saj. Shumë kombinime, stile dhe brende të njohura u veshën nga ajo dhe madje edhe u kopjuan shumë. Brendet si Hermes, BurBerry, Channel, Gucci dhe jo vetëm i kemi parë gjatë këtij viti në trupin e Arianës.

Që në fillim të vitit, Ariana shpërfaqi shijen e saj të hollë duke u paraqitur me kombinimet interesante. Përzierjen e nuancave në një veshje ishte njëra nga gjërat që ra në sy në veshjen e Arianës sidomos në kohën e pranverës.

Me ndryshimin e motit edhe Ariana ndryshoj stilin e saj duke veshur më së shumti me ngjyra të hapura si e bardha dhe të kaltërta. Por ngjyrat vinë  duke u zbehur me afrimin e sezonës së dimrit, duke kaluar në ngjyra më të mbyllëta dhe ngjyra të ‘vjeshtës’./Indeksonline/