14:41 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Virusi i Etheve të Nilit, asnjë rast në Shqipëri

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri konfirmon se aktualisht nuk ka asnjë rast të sëmundjes virale Ethja e Nilit Perëndimor në Shqipëri.

ISHP thotë se nga dy vite në Shqipëri nuk ka asnjë rast të kësaj sëmundjeje, bazuar në të gjitha testimet e kryera për të gjitha rastet e dyshuara.

Deklarohet që nga viti 2011 në Shqipëri është vendosur survejanca për zbulimin e hershëm të etheve të Nilit Perëndimor në të gjithë vendin dhe sidomos evidentimin e infeksioneve të sistemit nervor qendror të shkaktuar nga ai.

Gjithashtu, janë forcuar kapacitetet laboratorike të diagnozës, përfshirë këtu dhe atë molekulare të kësaj sëmundje afër laboratorit të virologjisë në ISHP.

Gjithashtu për Shqipërinë është kryer edhe një vlerësim i rrezikut ku janë përcaktuar zonat me rrezik më të lartë ku kemi një mbikëqyrje dhe kontroll të forcuar.

ISHP këtë sezon në bashkëpunim me Qendrën Evropiane të Kontrollit të Sëmundjeve ka përcaktuar masat për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje si më poshtë:

– Përforcimi i survejancës për Eten e Nilit Perëndimor dhe infeksionet e qendrës nervore të sistemit

– Komunikim i përditshëm me struktura shëndetësore në vend për kapjen e përhershme të rasteve

– Përgatitje e laboratorit të virologjisë pranë ISHP për të kryer diagnozën dhe bashkëpunimin e këtij laboratori me rrjetin evropian të sëmundjeve emergjente

– Survejancë e përforcuar tek kuajt dhe zogjtë

– Fushatë ndërgjegjësimi, informimi dhe kontrolli derë me derë në Tiranë dhe më tej sipas një udhëzimi dhe bashkëpunimi me ECDC.

– Bashkëpunim ndërkufitar për Plan të Kontrollit të mushkonjave për të ndërhyrë në rastet e shpërthimit të ndonjë epidemie dhe shkëmbim informacioni me vendet fqinje.

– Survejancë e përforcuar entomologjike.

Kujtojmë se për këtë sëmundje nuk ka vaksine tek njerëzit, por mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin nga Virusi i Nilit Perëndimor si në Shqipëri dhe jashtë saj, është evitimi gjithnjë e më i madh i pickimit nga mushkonjat.

Temat: