17:40 / E Martë, 12 Qershor 2018

Vivo njofton modelin e ri, quhet NEX (Foto)

Kompania e njohur kineze e smartfonëve, Vivo e ka lansuar modelin e ri. NEX quhet modeli i ri i cili është më i avansuari nga kjo kompani. Vivo NEX ka një ekran 6.59 inç, Super AMOLED, me një raport 91.24% të ekranit në trup, më i larti i parë ndonjëherë në një telefon.

Skaneri i gjurmëve të gishtave është nën ekranin. Kamera në në selfie është 8 megapikselë.

Vivo përdor diçka të quajtur Screen SoundCasting Technology për ta kthyer ekranin në një altoparlant.

Vivo NEX ka një procesor Qualcomm Snapdragon 845, një procesor grafik Adreno 630, 8GB RAM, 256GB hapësirë ​​ruajtëse, një bateri 4,000mAh./Indeksonline/

Temat: