10:32 / E Hënë, 15 Janar 2018

Vivo sjell telefonin e parë në botë me një skaner të shenjave të gishtërinjve

Telefoni më i fundit i kompanisë Kineze Vivo ka një skaner të shenjave të gishtërinjve fshehur në një ekran.

Skaneri me sukses lexon shenjat e gishtërinjve të përdoruesve pa qenë nevoja të vendoset një buton i posaçëm për të dhe sakrifikuar hapësirë.

iPhone më i fundit i Apple e hoqi fare skanerin në pamundësi për të bërë atë që Vivo ka realizuar me sukses.

Në vend të tij iPhone X përdor një teknologji të njohjes së fytyrës. Sakaq Google Pixel 2 dhe Samsung Galaxy S8 kanë skanerin në pjesën e pasme për të ofruar një ekran të madh përpara.

Telefoni i ri i Vivo me skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran debutoi në konferencën CES në Las Vegas.

Temat: