23:53 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / k.v

Vjedhje në xhaminë në qendër të Prishtinës

Një rast i vjedhjes në një xhami në qendër të Prishtinës ka ndodhur sonte pak para orës 22:00.

Kallxo.com merr vesh se rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, në qendër të kryeqytetit.

Kamerat e xhamisë kanë kapur pamjet ku shihen dy persona të gjinisë femërore duke e marrë derën e rrethojës, e cila gjendej në hapësirën e xhamisë.

Portali  merr vesh se dy të dyshuarat janë identifikuar dhe arrestuar nga Policia rreth 20 minuta pas ngjarjes.