11:23 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Vjedhjet në Kosovë, policia jep statistikat

Dukuria e vjedhjes në Kosovë duket se ka shënuar rënie. Në statistikat e Policisë së Kosovës, vjedhjet kanë rënë për 6 për qind.

Në një përgjigje të dhënë për “Indeksonline”, Zyra për Informim në PK bën të ditur se statistikat janë nxjerrë për vitin 2017 në krahasim me vitin 2016.

“Rastet kompletohen nga hetuesit kompetent dhe u percillen organeve te drejtesise per vendime të mëtejme. Gjeni disa Statistika qe dalin nga raporti vjetor i PK-së 2016/2017 me krahasime, lidhur me rastet e vjedhjeve: Numri i vjedhjeve ka shënuar rënie, nga 6105, në 5735, ose rënie për 6.06%; dhe Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie, nga 5601 në 5222, ose rënie për 6.76%”, ka bërë të ditur policia.

Policia tutje ka bërë me dije se për t`i luftuar dukuritë negative, janë ndërmarrë plane operacionale policore dhe fushata vetëdijësuese.

“Rastet e vjedhjeve trajtohen konform kodit dhe procedures penale te RKS. Kur kemi te bejme me persona te mitur natyrisht involvohet edhe qendra per pune sociale apo sipas nevojave kujdestari pergjegjes i femijes apo prindi. Nga detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të policisë që dalin nga Ligji për Policinë janë edhe mbrojtja e jetës, e pronës dhe ofrimi i sigurisë për te gjithë personat. Policia e Kosovës vazhdimisht ka punuar në luftimin e dukurive negative dhe krijimin e një sigurie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë përmes planeve operacionale policore apo edhe përmes fushatave të ndryshme vetëdijesimi”, thuhet në përgjigjen që policia ka dhënë për “Indeksonline”.

Sipas tyre, për të arritur një ambient të sigurt nevojitet edhe bashkëpunimi me qytetarët, të cilët mund të shkëmbejnë informacione, të raportojnë drejtë dhe në kohë duke i dhënë informatat e nevojshme./Indeksonline/