14:49 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vjen gëzimi i shumëpritur për Xhensilën dhe Bes Kallakun

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi… Sot është një nga ditët më të lumtura në familjen Kallaku.

Këngëtarja aq e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj nga sa mësohet është bërë nënë ditën e sotme.

Gazeta Shqiptare mëson se këngëtarja ka sjellë në jetë të voglën e saj në një spital privat dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.

Tashmë presim që çifti Xhensila dhe Bes Kallaku të na tregojnë emrin që kanë zgjedhur për të voglën.