00:50 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vjen momenti i shumëpritur, Neville veshë fanellën e Shaqirit

Jamie Carragher e ka sfiduar Gary Nevillen që t’i përmbahet fjalës së tij dhe të veshë këmishën e nënshkruar të Xherdan Shaqiri, në Sky Sports sonte.

Në një ‘tëeet’ të publikuar të hënën, Carragher tha: “Sonte në Sky Sports, Neville do t’a veshë këtë, kështu ai ka thënë”.

”Për Garyn, fansin tim numër një. Të lutem mos e kthe mbrapa. Më vjen keq, por të lutem mos u kthe mbrapa në këtë bast, Xherdan Shaqiri”, shkruhej në mesazhin e Shaqirit.

Pak minuta pas ndeshjës në analizën për Sky Sport, ku ishin të pranishëm Neville dhe Carragher, ky i fundit e ka bindur ish anëtarin e Manchester United të veshë fanellën e Shaqirit, ndërsa Carragher në shenjë solidariteti me të ka veshur fanellën e Man Utd.


/IndeksOnline/</strong