10:51 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Vjen në gjuhën shqipe biografia e aktorit gjenial Aleksandër Moisiut

Qendra Multimedia sjellë në gjuhën shqipe biografinë e aktorit të madh shqiptar Aleksandër Mojsiu.

Në objektin e Teatrit Kombëtar sot do të bëhet promovimi e librit biografik në gjuhën shqipe, të aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork . Një legjendë aktrimi” nga autori gjerman Rüdiger Schap, shkruan Indeksonline.

Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e filloi në Austri, e zhvilloi në Berlin e në tërë botën, ndërsa e përfundoi ne Itali, Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Moisiu, i cili vdiq në viti 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Ky libër erdhi si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Traduki dhe u botua në nëntor të vitit të kaluar.

Autori i librit, Rüdiger Schaper u lind në vitin 1959 në Ëorms (Rheinland-Pfalz). Autori gjerman, gazetar dhe kritik teatri, jeton dhe punon në Berlin dhe, që nga viti 1999, punon për gazetën „Tagesspiegel“, ku drejton rubrikën e fejtonit.
Ky libër u përkthye nga Feride Xh. Berisha.

Libri është promovuar në Berlin në fillim të muajit mars, dhe tani do të promovohet në Prishtinë dhe në Pejë.

Në Prishtinë me 6 prill 2018, në Skenën e Vogël të Vogël të Teatrit Kombëtar, në orën 11:00

Në Pejë me 7 prill 2018, në në Bibliotekën e qytetit “Azem Shkreli”, në orën 13:00./Indeksonline/