16:25 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Vjen një njoftim për demarkacionin nga Kuvendi

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdoi nesër (e martë).

Legjislativi në njoftim ka bërë të ditur  se seanca do të fillojë në orën 16:00, transmeton Indeksonline.

“ Pikë e rendit të ditës është, shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Indeksonline/