13:18 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vjen urdhëri nga WBA, Joshua 24 orë kohë për të nënshkruar me kundërshtarin (Foto)

Nuk do të ketë luftë Joshua – Wilder, krejt kjo pasi WBA ka kërkuar që brenda 24 orëve të firmoset marrëveshja e një lufte.

Sipas WBA, kërkohet që Joshua të nënshkruaj kontratë për mbrojtjen e titullit, ndaj boksierit Alexander Povetkin, shkruan IndeksOnline.

Presidenti i WBA-s, Gilberto Mendoza i kishte dhënë afat 1 mujor që kampioni i botës të bisedojë me Wilderin, por asnjë marrëveshje nuk është arritur nga boksierët.

Kështu, Joshua pritet që gjatë këtyre muajve të rrahet me boksierin nga Rusia. Povetkin ka zhvilluar afro 35 meçe, ku ka shënuar 34 fitore, 24 me nokaut dhe një humbje./IndeksOnline/