18:05 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Vjen vendimi i CAS-it, Skënderbeu nuk merr pjesë në garat europiane

“Court of Arbitration for Sport” (CAS) ka marr vendimin e njëjtë si të UEFA-s për mos pranimin e Skënderbeut në garat europiane (Champions League apo Europa League).

Klubi shqiptar është dënuar me 10 vite nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë UEFA.

Por, të pakënaqur ishin ana e Skënderbeut e cila dërgoi çështjen tek CAS-i, duke u lutur që në sezonin e ri të marrin pjesë në Champions.

Megjithatë sot CAS ka marr vendimin që të pajtohet me UEFA-n dhe se Skënderbeu duhet të pushoj plotë 10 vite nga ky kompeticion./IndeksOnline/