16:20 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Vjen vendimi i fundit nga Kadri Veseli, ja çfarë u kërkoi ai Policisë (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marr vendim që të nxirren të gjithë deputetët nga Salla e Kuvendit në mënyrë që ajo të kontrollohet dhe të krijohen kushte për vazhdimin e seancës së demarkacionit, transmeton Indeksonline.

Një vendim i tillë u është prezantuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk e lëshuan sallën ndërsa më pas u larguan me forcë nga Policia e Kosovës.

Nga salla janë larguar edhe kameramanët dhe gazetarët./Indeksonline/