22:29 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Vjosa Osmani: Izolimi mendor i politikanëve i ka mbajtur të izoluar qytetarët

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pas tri vitesh diskutim është koha për të arritur një marrëveshje përmes konsensusit.

Osmani ka thënë se Izolimi mendor i politikanëve i ka mbajtur të izoluar qytetarët.

Deputetja Osmani ka thënë se qytetarët nuk duhet të mbahen si në burg.

Fjalimi i saj në kuvend:

Ajo çka unë shpresoj që kemi bërë pas 3 vitesh është secili prej nesh kemi mësuar nga gabimet e viteve të kaluara, kemi mësuar se për çështje të interes nacional, që kërkojnë vëmendjen, është e pamundur të ecim përpara si shtet nëse nuk ka konsensus.

Lidhur me këtë temë, mund të them se bashku me kolegët e mi kemi bërë një sërë përpjekjesh që të gjejmë zgjidhje.

Fatkeqësisht Ramush Haradinaj ka propozuar të gjitha këto opsione, propozimin e parë e quajti të pamjaftueshme, të tretin e katërt të pamundur e të pestin pa asnjë efekt politik.
Vetëm konsensus mund ta qoj venin përpara.

Kemi pas një ser pyetjesh e kemi shtuar shumë çështje për diskutim të materialëve që i ka sjell Murat Meha.

Para disa vitësh mosmarrëveshjesh lidhur me këtë temë, erdhi marrëveshja biletarale mes Kosovës e Malit të zi.

Në qoftë nëse përmes marrëveshjes së presidentëve arrihet të gjeten fakte shtesë dhe mund të kontestohet disa prej pikave të marrëveshjes mes dy komisioneve. Atëherë Kosova ka mundësi për suspendim të përformances dhe po atë moment mund ta arrijë ta ndalë ekzekutimin e marrëveshjes deri sa të korrigjohet.

Izolimi mendor i politkanëve i ka mbajtur të izoluar edhe qytetarët e Kosovës.

Nëse BE ja ua mbanë derën e mbyllur e dini që dikush do t’ia hap derën, ashtu sic ja hapën dyert për të luftuar me ISIS-in, do të jua hapin ata që duan të ua shpërlajnë trurin. Prandaj, tua shpëtojmë jetën atyre njerëzve nga një izolim i tillë./Indeksonline/