09:05 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Vlora Çitaku e entuziasmuar që Dua Lipa do të performojë në finalen e Ligës së Kampionëve

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është shprehur të jetë e entuziasmuar që këngëtarja kosovare me famë botëore, Dua Lipa do të performojë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Çitaku përmes llogarisë Instagram ka ndarë lajmin më të tjerët, ndërsa ka shkruar:

Besojeni ose jo, Kosova do të jetë në finalën e Ligës së Kampionëve. Ylli jonë, Dua Lipa do ta hap mbrëmjen me ‘New Rules’. Që kur ekipi im i preferuar humbi, tani jam e motivuar ta shikojë këtë ndeshje, të paktën hapjen.

Ndryshe në finale do të ndeshën Liverpool dhe Real Madrid. Ku pritet të marrin pjesë rreth 100 mijë tifoz./Indeksonline/