16:42 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Vodhi 7600 € dhe tre telefona vitin e kaluar, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Xhemajl Hyseni” në Gjilan, i cili dyshohet se në gusht të vitit të kaluar kishte vjedhur mijëra euro, telefona dhe një pasaportë një personi tjetër.

Sipas policisë, pas punës hetimore, është arritur që dje të kapet i dyshuari dhe të arrestohet, derisa telefonat i janë kthyer pronarit legjitim.

Ja njoftimi i policisë rajonale të Gjilanit:

Më 12 gusht 2017, i/të dyshuar të panjohur kanë hyrë në lokalin e ankuesit shqiptar shtetas i Kosovës ku kanë vjedhur një çantë krahu në të cilën ka pasur 7600 para , tre telefona Samsung dhe pasaportën e Republikës së Kosovës.

Pas një pune hetimore përmes rrugëve operative me 23 janar 2018 , rreth orës 23:10 , Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve, kanë arritur të identifikojnë një të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, i cili ka shfrytëzuar njërin nga telefonat e vjedhur. Gjatë kontrollit që i është bërë me urdhëresë të Gjykatës i është gjetur edhe një telefon tjetër, që i përket viktimës i lajmëruar si i vjedhur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe ndalet në mbajtje për 48 orë, kurse dy telefonat e vjedhur i kthehen pronarit legjitim. Rasti procedohet në prokurori. /Indeksonline/

Temat: