17:02 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vodhi çiftin e turistëve polakë dhe ja mbathi, por gëzimi i zgjati vetëm pak

Një 44 vjeçar në Memaliaj ka vjedhur një çift polak dhe më pas ja ka mbathur , por festa i ka zgjatur vetëm pak. Bëhet fjalë për Bujar Hysenin dhe ngjarja ka ndodhur në zonën e Krahësit. Burri nga Memaliaji kishte vjedhur, nga motori që turistët polakë e kishin lënë në parkingun e një lokali, dokumentet dhe portofolin.

Sipas policisë, ai ka vjedhur nga çanta, të cilën turistët e kishin lënë mbi motor, jashtë lokalit ku po drekonin, portofolin me lekë, pasaportën dhe disa dokumente të turistëve. polakë T.C, 46 vjeç dhe A.C, 47 vjeçe, bashkëshortë.

Hyseni u kap pas rreth 1 ore nga ngjarja dhe rreth një kilometër e gjysmë larg vendngjarjes, së bashku me lekët dhe dokumentet e vjedhura.