08:34 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Vodhi veturën me gjithë fëmijën dy muajsh brenda në të, policia i vihet pas (Video)

Policia është ende në kërkim të një njeriut që vodhi një makinë me një fëmijë brenda në një stacion benzine afër West Palm Beach herët të martën në mëngjes.

Detektivët thanë se personi i dyshuar me një Kia Rio e zezë e cila brenda kishte një fëmijë 2 muajsh u  parkuan në një stacion gazi RaceWay në Wallis Road dhe Haverhill Road.

Pamjet nga kamera e sigurisë tregojnë momentin kur personi i dyshuar merr fëmijën nga vetura dhe e lenë në stacionin karburantit. Gjykuar në pamjet e kamerave në momentin e vjedhjes së veturës hajni nuk e dinte që brenda kishte një fëmijë, ngjarje kjo që e zbuloi atë tek autoritetet e sigurisë. /Indeksonline/