21:01 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018

Vogëlushët vënë jetën në rrezik, duke “luajtur” qindra metra mbi tokë jashtë ndërtesës (Video)

Dy djem të vogël u kapën nga një kamerë e sigurisë, duke luajtur qindra metra mbi tokë, në një sipërfaqe të ngushtë përreth dritareve.

Djemtë dolën për të luajtur për shaka për gjatë kësaj pjese të rrezikshme, që thuhet të jetë 33 metra e gjatë, në anën e një ndërtese banimi në qytetin Lanzhou të Kinës.

Të rinjtë dukej se ishin plotësisht të pavetëdijshëm për rrezikun ekstrem në të cilën ndodheshin.

Loja e rrezikshme e tyre ishte filmuar nga një fqinj i ndër ndërtese tjetër përball saj.

Djemtë kishin dalë nga dritarja e apartamentit dhe silleshin përreth sipërfaqes së ngushtë të dritareve duke u ngacmuar mes vete.

Fatmirësisht djemtë nuk kanë pësuar më të keqen dhe janë kthyer brenda.

Menaxhmenti i ndërtesë ka biseduar me prindërit e tyre dhe i ka paralajmëruar të mos i lënë fëmijët pa mbikëqyrje.

Nuk është e qartë se ku kanë qenë prindërit e fëmijëve në momentin kur ata kanë këtë “lojë”./Indeksonline/