21:08 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Vogëlushja qan me zë, nuk i dërguan ftesë për dasmën mbretërore (Video)

Një vogëlushe është mërzitur shumë për shkak se nuk i kanë dërguar ftesë për dasmën mbretërore.

Ajo vazhdonte ta pyeste nënën e saj se kur do e merrte ftesën, meqë nuk arrinte të kuptonte dot se aty do merrnin pjesë vetëm njerëz të nivelit të lartë, shkruan Indeksonline.

Vogëlushja e këndshme fillon të qajë me zë kur nëna i tregon se nuk i tha asnjëherë se do të mund të shkonin në atë dasmë.

“Por unë të thash se do të shkosh në eventin e shkollës tënde që po organizohet për nder të dasmës mbretërore. Duhet të jesh princ a princeshë që të marrësh pjesë në atë dasmë”, i thotë nëna e vet vajzës, transmeton Indeksonline.

Shikojeni videon më poshtë e cila do ju bëj të qeshni./Indeksonline/