18:02 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vokrri varroset në ‘Natën e Kadrit’, natën kur besohet se Zoti i bekon të gjithë

Sipas kalendarit islamik të myslimanëve për muajin e shenjtë të Ramazanit, është Natë e madhe, e njohur për të gjithë si ‘Nata e Kadrid’.

Nata e Kadrid thuhet të jetë e rëndësishme më shumë se një mijë muaj.

Por kjo natë do të përkujtohet përgjithmonë edhe për arsye të varrimit të Kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrit, raporton Indeksonline.

Vokrri është varrosur sot pikërisht në Natën e Kadrit, natës më të rëndësishme tek myslimanët.

Kjo natë është një nga netët teke në dhjetë ditshin e fundit të muajit të madhërishëm. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Vokrri është varrosur sot me nderime të larta shtetërore. Për t’i dhënë lamtumirën e fundit të pranishëm kanë qenë familjarë, miq, kolegë, zyrtarë të FFK-së dhe FIFA-së, përfaqësues të shtetit të Kosovës, komunitetit sportiv dhe shumë qytetarë të tjerë.

Të parët e vendit si dhe udhëheqës komunal poashtu kanë vënë kurora lulesh në varrin e Vokrrit duke u përkulur para personalitetit dhe veprës së tij, e cila do të mbahet mend përgjithmonë nga çdo shqiptarë.

Vokrri do të mbetet legjenda e futbollit shqiptarë dhe njeriu që asnjëherë nuk u ndal së ngrituri futbollin kosovarë anembanë botës./Indeksonline/