13:54 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Volvon tani mund ta porositni në shtëpi dhe ta testoni në vozitje

Prodhuesi suedez i makinave Volvo është bashkuar me Amazon për të filluar një shërbim të ri.

Ngjashëm si shitjet me pakicë që bëhen në Amazon tani mund të porositet edhe Volvo dhe vjen në shtëpinë tuaj, pra pa pasur nevojë të shkoni në autosallon.

Krejt cfarë duhet është të regjistroheni në internet nga kompjuteri ose telefoni juaj dhe një specialist i trajnuar do ta sjellë atë në shtëpinë ose zyrën tuaj që klienti ta provoj. Bobi është xhaxhai i juaj thonë suedezët, i cili ju tregon avantazhet dhe risitë e modele të reja.

Projekt piloti është duke filluar së pari në Britani të Madhe dhe njëherë do të ofrohet vetëm gjatë “fundjavave të zgjedhura”. Cfarë mund të mos ju pëlqejë është që në këtë shërbim Volvo ofron vetëm modelet ‘hatchback’ . IndeksOnline/

Temat: