11:50 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Volvo: Në XC90 e ri mund të hani, të fleni, të shikoni film dhe të bëni çfarëdo

Emri aktual i sistemit është Highway Pilot, sipas Henrik Green, nënkryetar i Volvo’s për Zhvillim dhe Kërkim.

Sistemi do t’ju lejojë të “hani, fleni, punoni, shikoni një film, relaksoheni dhe të bëni cfarë të doni” , tha Green. Një ambicie e guximshme për një kompani që më parë kishte thënë se planifikojnë vetëm të testonin një Nivel 4 autonom nga viti 2021.

Volvo nuk do të jetë në gjendje të operojë pa mbikëqyrje në të gjitha rrugët transmeton IndeksOnline. Vetëm rrugët që janë me harta dhe rrugët që sistemi ishte i bindur se mund të navigojë me siguri – kryesisht në autostrada.

Volvo ka në plan të lançojë sistemin në gjeneratën e ardhshme XC90 dhe Green tha se do të jetë një tipar i kushtueshëm me një cmim që kap diku “katër shifra” së paku.

Lundrimi i makinës do të bazohet në hartimin e të dhënave, lidar dhe komunikimet me re, tha Green.

Komentet e Green ishin në hap me komentet e mëparshme të bëra nga drejtori i kompanisë Volvo, Håkan Samuelsson, i cili në një intervistë me gazetarët tha se kompania e makinave kishte pak besim tek automatizimi i Nivelit 3.

Në Nivelin 3, makinat kryejnë shumë detyra të drejtimit të automjetit, por ende kërkojnë që shoferi t’i kushtojë vëmendje. Kjo është për shkak se, sipas Samuelsson, në Nivel 3 njerëzit natyrisht kanë tendencë të mos i kushtojnë vëmendje edhe nëse atyre u janë thënë, duke krijuar situata që mund të jenë “të rrezikshme”.

“Marrëdhënia njeri-makinë është diçka që duhet të kesh kujdes”, tha Samuelsson. “Mund të kemi minuta për të na riaktivizuar. Kjo është diçka që kemi mësuar “. /IndeksOnline/