22:24 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Volvo prezanton modelin e ri S60 [Foto]

Volvo ka prezantuar modelin e ri S60.

S60 vlerësohet si rival direkt i modeleve gjermane Audi A6, Mercedes C-Class dhe BMW Serie-5.

Volvo S60 i ri do të ketë motorin 2.0 litërsh me katër cilindra turbocharged me benzinë si dhe do të ketë të gjitha rrotat aktive.

Ky motor do të ofrohet në katër versione të ndryshme, njëri T4 me 188 kuajfuqi, tjetri T5 me 247 kuajfuqi, T6 me 336 kuajfuqi si dhe T7 me 395 kuaj fuqi.

Motori më i fuqishëm do të jetë ai T8, i cili prodhon 410 kuaj fuqi, që bënë që shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për 4.7 sekonda.

Sipas presidentit të Volvo’s, Hakan Samuelsson, ky model i ri është “një nga makinat më të mira që Volvo ka ndërtuar ndonjëherë” . /IndeksOnline/