18:47 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Volvo XC60 kurorëzohet me çmimin ‘Vetura e Vitit’

 

New York Auto Show ka filluar sot me konferencën e vitit World Car Awards’ , ku Volvo XC60 i ri u kurorëzua me cmimin Vetura e Vitit në Botë.E zbuluar marsin e kaluar në Evropë, Volvo kishte rival në finale Range Rover Velar dhe Mazda CX-5, shkruan IndeksOnline.

Këto janë cmimet tjera të ndara në gjitha segmentet:

Vetura e Vitit: Volvo XC60
Vetura Luksoze e Vitit – Audi A8
Vetura me performancën më të mirë – BMW M5
Vetura më e mirë urbane – Volksëagen Polo
Vetura ‘e gjelbër’ më e mirë – Nissan Leaf
Vetura me dizajnin më të mirë – Range Rover Velar