22:54 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Vota për LDK-në, AAK në Podujevë thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Pas zhvillimeve të fundit të kuvendit komunal në Podujevë,kryetari i degës së AAK-së Fatmir Humolli ka thirur mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë së degës së AAK-së në Podujevë ku pikë e vetme e rendit të mbledhjes ishte vota e sotme e këshilltares së AAK-së Tringa Sfishta për kryesusin e kuvendit komunal, votë e cila ishte pa miratimin e kryesisë së degës dhe kundër vendimeve të kësaj kryesie.

Në bazë të Statutit të AAK-së ,statuti i anëtarit të AAK-së pushon me përjashtim ,për shkak të veprimeve në kundërshtim me programin ,qëndrimet dhe vendimet e AAK-së.

Me propozimin e kryetarit Fatmir Humolli dhe me miratimin e 11 anëtarëve të kryesisë ,kryesia e degës së AAK-së nē Podujevë mori vendim të përjashtoj nga kryesia Smajl Sfishtën dhe këshilltarënTringa Sfishtën e cila pas këtij vendimi nuk mund të përfaqësojë më AAK-në pranë kuvendit komunal në Podujevë.

Lexo edhe poashtu:

/Indeksonline/