14:59 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Votoi dy herë në zgjedhjet e 2014, gjykata e dënoi sot

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi sot Eshref Krasniqin, personin që akuzohet se votoi dy herë në zgjedhjet e vitit 2014.

Eshref Krasniqi është dënuar nga Gjykata në Prishtinë për votimin dy herë në zgjedhjet e vitit 2014.

Gjykata Krasniqit ia ka shqiptuar dënimin me kusht prej tre muajsh, me periudhë verifikimi për një vit.

Tri ditë më parë Krasniqi e pranoi fajësinë, duke thënë se votoi dy herë, por nuk e dinte se ishte gabim.